Links:mulberry outletCanada Goose Pas Chercanada goose pas chercanada goose pas chermoncler pas cherDoudoune Moncler Femmemoncler pas chercanada goose pas chermoncler pas cherparajumpers soldesmanteau parajumpers pas cher Qerthulli - Odiseas Elitis

Дървен материал от www.emsien3.com

The best bookmaker bet365

The best bookmaker bet365

Menu

Odiseas Elitis

Odiseas Elitis

 

Villa Natacha

I
Diç kam për të thënë të tejpashme e të parrokshme
Si cicërimë në orë lufte.

Këtu, në një kënd ku u ula
Për të pirë të parën cigare në liri
I pagdhendur mes lumturisë, duke drithëruar
Mos thyej ndonjë lule, lëndoj ndonjë zog
Dhe ngushtë, për fajin tim, zihet Perëndia

Por gjithçka më bindet
Edhe kallamishtet e drejta edhe kambanorja e prirur
Edhe mbarë e kopshtijes kupa qiellore
Në mendtë e mia pasqyruar
Një nga një emra që kumbojnë
Çuditshëm nëpër gjuhë të huaj: Phlox, Aster, Cytise
Églantine, Pervenche, Colchique
Alise, Frésia, Pivoine, Myoporone
Muguet, Bleuet
Saxifrage
Iris, Clochette, Myosotis
Primevere, Aubépine, Tubéreuse
Pâquerette, Ancolie, dhe trajtat gjithë
Vizatuar pastër thellë frutave: rrethi, katrori
Trekëndëshi edhe rombi
Sikundër shihen nga zogjtë, që e thjeshtë të bëhet bota
Një skicë Pikasoje
Me grua, çilimi dhe hipocentaur.

Them: dhe kjo do vijë. Dhe ajo do shkojë.
Nuk do shumë bota. Një diç
Pakëz. Siç shket timoni para aksidentit
Veçse
Pikërisht

Drejtim të kundërt

Së tepërmi e adhuruam rrezikun dhe erdhi koha të na e shpërblejë.

Ëndërroj një revolucion nga ana e së keqes dhe e luftërave si ai që bëri Matisse nga ana e dritëhijes dhe ngjyrimeve.

II
Porse aty ku dy miq
Flasin apo edhe heshtin – sidomos atëherë –
Për asgjë të tretë nuk ka vend
Dhe ashtu si miqtë, duket
Se dhe detet merren vesh së largu
Mjafton pakëz erë, një grimë shelgu të zi
Mes gishtave shkërmoqur dhe ja:
Vala? Ajo është?
Ajo është që në njëjës të flet e të thotë:
“Mos më harro”, “Mos më harro”? Ajo është Anaktoria?
A mos vallë jo? Mos është veç uji që rrjedh
Natë e ditë në kishëzën e Shën Premtes?
Ç’të harrosh? Kush? Asgjë nuk dimë.

Si në të ngrysur kur diç t’u thye
Një miqësi e vjetër, një kujtim prej biluri
Prapë sa padrejtësisht dije të gjykoje
Shikon tani që u gdhi
Dhe e ke të hidhur, para kafes, gojën
Me një gjest të kotë, një tjetër,
Kush e di, jete, i bën jehonë dhe ndaj
(A ndoshta edhe nga mendimi
Dikur aq i fortë, saqë beh përpara)
Kundruall teje, papritmas, nga lart poshtë pasqyra plasaritet.

Them: një çast, të vetmin që
Ti nëse mbërrin s’e di
Ç’është shkruar plasaritet
Dhe kush jep, merr. Pasi nëse jo atëherë do të
Duhet që edhe vdekja të vdesë edhe bjerrja
Të bjerret dhe e trëndafilta
E vogël që dikur
E mbajte në pëllëmbë, guriçkë dhe ajo
Diku, mijëvjeçarë mbas, të shpërbëhet.

Me dije dhe guxim. Picasso dhe Laurens. Të shkelim mbi Psikologjinë, Politikën, Sociologjinë, të nxirë nga dielli me një këmishë krejt të bardhë.

III
Njeri, padashur
I keq – përpak fati yt do ish tjetër.
Sikur dhe para një luleje po të dije
Të silleshe
Saktë, do kishe gjithçka. Se nga ca pakogjëra, ndonjëherë
Dhe nga një gjë e vetme – si dashuria –
Njohim gjithë të tjerat. Veçse turma ja:
Buzë gjërave qëndron
Të gjitha i do e i merr dhe asgjë nuk i mbetet.

Erdhi mbasditja
E paqtë si ajo e Mitilenës a e një pikture
Të Theofilit, gjer tej në Èze, në Cap-Estel,
Gotulla ku era sajon përqafime
Një të tillë tejdukshmëri
Sa malet mund t’i prekësh dhe sheh ende njeriun
Që kaloi orë më parë
Shpërfillës, por tashmë duhet të ketë mbërritur.

Them: po, duhet të kenë mbërritur
Lufta në fund, kurse Tirani në orën e rënies
Dhe frika e dashurisë mu para gruas lakuriq.
Kanë mbërritur, kanë mbërritur dhe vetëm ne s’e shohim
Veç duke përkitur gjithnjë biem mbi shajnitë.

O ti Engjëll që diku këtyre anëve i rreh flatrat
I stërvuajtur e i padukshëm, kapma dorën
Praruar njerëzit i kanë kurthet
Dhe është nevoja të mbetem me ata që s’kanë rënë brenda.

Se edhe I padukuri, i pranishëm ndjej se është
I vetmi që e thërras Princ, kur
Qetazi shtëpia
Me spirancën kredhur në perëndimin e diellit
Shpërhap rrëzëllitje të panjohura
Dhe në të beftë, një mendim
Teksa për gjetkë po ngisnim në çast na pushton.

përktheu: Romeo Çollaku

 

 

More in this category: « Rose Ausländer nga Yves Bonnefoy »
  • Nuk ka komente

Lini komentin tuaj

Posto një koment si vizitor

0
Extension Restriction Allowed file extensions: bmp, csv, doc, gif, ico, jpg, jpeg, odg, odp, ods, odt, pdf, png, ppt, rar, txt, xcf, xls, zip 0 / 3
back to top